Arrestohet në Elbasan 41-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja për drogë dhe vjedhje të energjisë elektrike

Aktualitet

Arrestohet në Elbasan 41-vjeçari i shpallur në kërkim

Një 41-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle, është arrestuar në fshatin Papër pranë Elbasanit.

Shtetasi E. B. u kap ndërsa po qarkullonte me automjet dhe ishte i kërkuar nga Gjykata e Sabadellit në Spanjë, e cila më 30 qershor 2025 lëshoi urdhër-arrest për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Autoritetet shqiptare po kryejnë procedurat për ekstradimin e tij në Spanjë në bashkëpunim me Interpolin dhe strukturat homologe. Arrestimi i tij tregon angazhimin e autoriteteve për goditjen e krimit të organizuar dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër drogës dhe veprave penale transnacionale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion