Mashtrim me call centerat, arrestohet në Dubai ish-këshilltari i Xhaçkës, Amant Josifi

Aktualitet

Mashtrim me call centerat, arrestohet në Dubai ish-këshilltari i

Amant Josifi, ish-këshilltari i Olta Xhaçkës është arrestuar në Dubai, raporton News24. Josifi ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle për mashtrim me anë të Call Centerave.

 

Kujtojmë se më 8 dhe 9 nëntor 2022, në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit bastisi 6 qendra thirrjesh telefonike në Shqipëri të lidhura me “Milton Group” dhe arrestoi 4 të dyshuar.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.



Ndërkohë, nga hetimet rezultoi se këto qendra janë në pronësi të tre kompanive të lidhura me biznesmenin Amant Josifi, një ish-këshilltar politik i ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka gjatë kohë që ajo drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes.

Biznesmeni ka qene pjesë e një skeme që ka shkaktuar një dëm qytetarëve prej 2.4 miliardë euro, me qindra mijëra ‘viktima’ në mbarë botën.

Ai u shpall në kërkim në kuadër të një hetimi të shtirë në disa vende të Europës, përfshirë Shqipërinë, Gjeorgjinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Ukrainë.

Mes klientëve që janë mashtruar është edhe një grua 80-vjeçare e cila ka humbur më shumë se 837,000 dollarë (800,000 €) duke investuar në kriptovaluta.

ME TE LEXUARAT