Megaoperacioni ‘Tempulli’, zbardhen emrat e të arrestuarve në Korçë, sekuestrohen drogëra dhe fishekë luftarakë

Aktualitet

Megaoperacioni ‘Tempulli’, zbardhen emrat e të arrestuarve

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me megaoperacionin anti-drogë të koduar “Tempulli”, i shtrirë në disa qytete të vendit, përfshirë Korçën.

Nga megaoperacioni  zhvilluar në Korçë, janë sekuestruar 1168.8 gram kokainë, 94.4 gram heroinë, 53.2 gram cannabis sattiva, 78 fishekë luftarakë, 1 dokument policie i dyshuar i falsifikuar, 94 gram fara cannabis sattiva dhe 7 peshore elektronike.

Ndërkaq, janë arrestuar në flagrancë shtetasit: Renato Musollari, Mario Kodra, Grisild Tabaku dhe Bernard Qelemeni.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

Vendimi i gjykatës për masë sigurie “Arrest në burg”, është dhënë për shtetasit: Xhoni Alo, Edison Foto, Evis Qani, Fatjon Bedulla, Eduart Najtellari, Vasjan Ristollari, Nikolla Stamulli, Fatjon Xhambazi, Theodhoraq Thoma dhe Musolin Ymeri.

Urdhërat e ndalimit janë dhënë për shtetasit: Leonard Dervishllari, Dhimiter Buli, Endrit Afesllari, Naum Cobani, Erion Bardho, Andrea Barmashi, Marko Ziko, Klavio Prishtina, Dorian Beçka, Arjan Zengo dhe Denis Potgorija.

 

ME TE LEXUARAT