EULEX dhe policia e Kosovës bastisin shtëpinë e ish-luftëtarit të UÇK-së, paralajmërohet protestë

Kosovë&Rajon

EULEX dhe policia e Kosovës bastisin shtëpinë e

Që nga mëngjesi i sotëm po kryehen bastisje në banesën e ish-luftëtarit të UÇK-së Behar Berisha, i cili ishte bashkëpunëtor i Sali Mustafës Calit i dënuar nga Gjykata Speciale për krime lufte.

Pas këtij njoftimi, OVL UÇK ka paralajmëruar protestë kundër bastisjeve të fundit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Të nderuar!  Jeni dëshmitarë që Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe EULEX-i, janë duke i shqetësuar familjet e bashkëluftëtarëve tanë dhe familjet e dëshmorëve, duke dërguar pa paralajmërim njerëz të panjohur e me kapela në kokë, për gjoja intervistime e duke ua konfiskuar edhe telefonat e tyre personal.
Kjo gjë kështu, siç po bëjnë këta të panjohur për ne, po bëhet në shtetin tonë sikur dikur në kohën e pushtuesit, dhe institucionet tona vetëm po heshtin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.



Prandaj, duke pasur parasysh këtë, ne thërrasim protestë kundër ZPS-së dhe EULEX-it, te selia e tyre në Fushë Kosovë, nesër me datë 15 shtator 2023, ora 12:00. Ju ftojmë që të merrni pjesë në protestë”, shkruan Faton Klinaku, UD i kryetarit të OVL UÇK-së.

Prezente në bastisje ishte edhe Policia e Kosovës. EULEX me urdhër të Dhomave të Specializuara ka sekuestruar telefonat personal të ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remit, ish-të burgosurit politik, Nait Hasanit, vëllait të luftëtarit të UÇK-së, Sali Mustafës, si dhe ka bastisur shtëpinë e heronjve Fahri e Bahri Fazliu.

 

ME TE LEXUARAT