Vjedhje, lëndë narkotike, goditi punonjësin e Policisë, 6 shtetas në kryeqytet përfundojnë në pranga
Gjashte shtetas përfunduan në prangat e Policisë për vepra të ndryshëm penale duke nisur nga goditja e punonjësit të Policisë Bashkiake, vjedhje, thyerje të masës arrest shtëpie si dhe sekuestrim të lëndës narkotike kanabis.
Sipas uniformave blu, “u arrestua në Tiranë, shtetasi A. O., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis”
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ndërsa, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, kanë arrestuar shtetasin Z. M., 57 vjeç, banues në Tiranë, “pasi ka goditur me send të fortë një punonjës të Policisë Bashkiake.”
Sipas informacioneve, “shtetasi L. Sh., 33 vjeç dhe M. Sh., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë, u ndaluan, pasi kanë qenë të shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë arrestuan shtetasin A. O., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin Z. M., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur me send të fortë një punonjës të Policisë Bashkiake.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasit L. Sh., 33 vjeç dhe M. Sh., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi kanë qenë të shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin J. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin O. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ka aksidentuar shtetasen M. S., 35 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë më pas, në spital.
Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja D. H., e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa djali i saj, shtetasi M. H., 32 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.