Apeli i GJKKO lë në fuqi “arrestin” për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezi

Politikë

Apeli i GJKKO lë në fuqi “arrestin” për Sali

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të kreut të PD-së Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, për ndryshimin e masës së sigurisë në lidhje me hetimet për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Ata kërkuan ndryshimin e masës “arrest shtëpie”, por Apeli ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi.

Në një prononcim për mediat pas vendimit, avokati Genc Gjokutaj u shpreh se mandati i deputetit të Sali Berishës mbetet i pacenuar ligjërisht, pasi nuk mungon në Kuvend me dëshirën e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Berishës mandatin ia ka dhënë populli dhe nuk mungon në Kuvend për shkak të dëshirës së tij, pra pa arsye. Ne kemi bërë kërkesë në gjykatë, SPAK, Apel e Gjykatën e Lartë dhe ata kanë vendosur në kundërshtim me kushtetutën dhe praktikën e tyre. Kemi raste të arrestuarish që kanë shkuar në kuvend dhe kanë votuar. Nuk është për faj të tij, kështu që mandati i tij mbetet i pacenuar ligjërisht” – tha Gjokutaj.

Sa i takon vendimit të sotëm, Gjokutaj theksoi se SPAK ka zhvendosur fokusin e hetimit në probleme teknike e financiare që nuk kanë lidhje me procedimin dhe korrupsionin për të cilin është regjistruar kjo çështje.

“Gjykata miratoi vendimin e shkallës së parë. Por çfarë po bën SPAK-u kjo është pjesa më shqetësuese e këtij procesi ligjor që e ka zhvendosur fokuson e hetimit në probleme të nivelit teknik e financiar që nuk kanë lidhje me procedimin dhe korrupsionin për të cilin është regjistruar kjo çështje. Ne do të vazhdojmë rrugën tonë se ne nuk arrijmë të kuptojmë sesi kryhen veprime jashtë funksionit dhe qëllimit të çështjes. Ata po bëjnë akt ekspertim kontabël për të parë llogaritë dhe lëvizjet e parave.

Nuk ka problem as midis bashkëpronarëve, as midis shitësve dhe blerësve. Nuk ka element të tillë. Problemi është që një akt ekspertimi kontabël nuk bëhet pas 3 vjetëve e gjysmë hetimi por menjëherë se nëse ka lëvizje të shumave që nuk korrespondojnë me kostot reale atëherë për çfarë flitet? Afatet e hetimi i ka përcaktuar ligji, këta janë duke i shtyrë.

Berisha është duke qëndruar në paraburgim, ndërkohë që po kryhen veprime që nuk kanë lidhje me veprën penale të korruspionit. Hajde shpjegojeni ju dhe unë se ç’është kjo estradë juridike që këta po zhvillojnë” – tha Gjokutaj.

ME TE LEXUARAT