Alarm në Japoni, mbërrin një sëmundje “e re”!

Aktualitet

Alarm në Japoni, mbërrin një sëmundje “e re”!

Autoritetet shëndetësore janë të shqetësuara prej muajsh, por së fundi rastet e një infeksioni bakterial tejet të rrezikshëm kanë mbërritur nivele në Japoni, ndërsa ekspertët janë të paaftë të shpjegojnë arsyen e rritjes së pafrenuar të tij.

Ministria e Shëndetësisë e Japonisë ka regjistruar deri në fillim të qershorit gati 1000 raste të asaj që njihet si sindroma e shokut toksik streptokoksik (STSS), me një shkallë vdekshmërie deri në 30%. Rreth 77 persona raportohet të kenë vdekur nga kjo sëmundje ndërmjet midis janarit dhe marsit, sipas të dhënave zyrtare. Përhapja e vazhdueshme në Japoni tashmë ka tejkaluar rekordin e mëparshëm të vitit të kaluar prej 941 infeksionesh – më i larti që nga fillimi i statistikave në vitin 1999.

STSS është një infeksion bakterial i rrallë por serioz që mund të zhvillohet kur bakteret përhapen në indet e thella dhe në qarkullimin e gjakut. Simptomat e para të tij janë ethet, dhimbje muskujsh e të vjella por rreziku është që me avancimin e tij, infeksioni të kthehet në kërcënim për jetën me ënjtje dhe dështim të shumëfishtë të organeve.

Siç thuhet më tej, shumica e rasteve STSS shkaktohen nga bakteret e grupit A streptokoku (GAS), i cili prodhon kryesisht infeksione të temperaturës dhe fytit tek fëmijët. Në rrethana të rralla, streptokoku A mund të bëhet invaziv kur bakteri prodhon një toksinë që i mundëson hyrjen në qarkullimin e gjakut, duke shkaktuar sëmundje të rënda si shoku toksik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion