Opozita në protestë, mblidhet sot Kuvendi, çfarë pritet të diskutohet

Aktualitet

Opozita në protestë, mblidhet sot Kuvendi, çfarë pritet

Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë seancën e radhës, sot në orën 17:00.

Gjatë kësaj seance, në kuadër të javës që gjelbër, pritet të diskutohen çështjet e evidentuara nga zgjedhësit dhe qytetarët në terren.

Diskutimet do të zgjasin jo më shumë se 4 orë. Kujtojmë se seanca plenare e 17 tetorit u shoqërua me tensione, pasi opozita vijoi mosbindjen civile, duke përshkallëzuar protestat përballë Kuvendit. Deputetët e opozitës u përplasën me Gardën dhe forcat e Policisë jashtë ambienteve të Kuvendit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dita e nesërme pritet të sjellë një protestë të re nga opozita, e cila ka paralajmëruar bllokimin e disa akseve kryesore të vendit, jo vetëm në Tiranë.

 

ME TE LEXUARAT