Akuzohet se kreu marrëdhënie intime me vajzën e mitur, arrestohet i riu

Aktualitet

Akuzohet se kreu marrëdhënie intime me vajzën e mitur, arrestohet

Një person është vënë në prangat e policisë së Vlorës, i akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.

Hetimet për rastin nisën pas kallëzimit të së ëmës së të miturës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë vunë në pranga shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Fier, pasi ka kallëzuar një shtetase se 27-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj, 12 vjeçe”, njoftoi policia.

Vijojnë veprimet për verifikimin e këtij kallëzimi, ndërsa materialet procedurale i kaluan prokurorisë kompetente për veprime të mëtejshme, shtuan të njëjtat burime.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion