Pezullohen nga detyra 3 punonjës policie, kryen veprime të dhunshme ndaj të miturit gjatë shoqërimit

Aktualitet

Pezullohen nga detyra 3 punonjës policie, kryen veprime të dhunshme

Tre punonjës policie janë pezulluar nga detyra pasi akuzohen për veprime të dhunshme ndaj shoqërimit të të miturve.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë ndërsa hetimet vazhdojnë.

"Në vijim të hetimeve lidhur me procedimin penal të vitit 2025, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ekzekutuar Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj 3 punonjësve të policisë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kryerja e veprimeve arbitrare” në bashkëpunim dhe kundër fëmijëve.

N/Komisar Xh. B., me detyrë Specialiste / Përgjegjëse turni në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë.

Inspektor D. M., me detyrë Trupë Shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë", thuhet në njoftim.

ME TE LEXUARAT