Rama në mbylljen e fushatës: S’jemi më të mirët, por më të mirë se ne s’ka

Politikë

Rama në mbylljen e fushatës: S’jemi më të mirët,

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Tiranë. Rama tha se kundërshtarët nuk i mundin dot dhe se nuk ka mëtë mirë se forca e tyre politike.

Ai shtoi se e rimorën qendrën e politikës shqiptare dhe do të qëndrojnë aty pas kësaj fitoreje, sipas tij.

“Ne socialistët ishim shembur përtokë, rruga jonë për të fituar zemrat e Shqipërisë nisi nga një mjegull e ftohtë e një disfate të rëndë… por karakteri i pathyeshëm na ngjiti përsëri.

Ne e rimorëm qendrën e politikës shqiptare dhe do të qëndrojmë aty pas kësaj fitoreje. Kundërshtarët tanë nuk kanë për të kuptuar kurrë se nuk na mundin dot, sepse nuk e kuptojnë pse i mundim çdo herë e më thellë.

Ata që me demek janë prurje të reja nuk ngjajnë me ne, ngjajnë me kundërshtarët tanë të kahershëm – dava humbësash", tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion