Akuza për falsifikim dokumentesh dhe përvetësim prone, arrestohet shqiptari në Gjermani

Aktualitet

Akuza për falsifikim dokumentesh dhe përvetësim prone, arrestohet

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga nga autoritetet gjermane.

Bëhet fjalë për Hito Musajn, 60 vjeç, ndaj të cilit Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ai akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Sipas hetimeve, Musaj ka falsifikuar lejen e ndërtimit për të përvetësuar një apartament në Vlorë, të cilin më pas e ka shembur dhe ka ngritur një objekt të ri me përmasa të mëdha.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, po ndjek procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri, ku do të përballet me drejtësinë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion