Aksidentoi për vdekje të moshuarën dhe u "arratis" nga vendngjarja! Arresohet pas disa orësh 58-vjeçari në Durrës

Aktualitet

Aksidentoi për vdekje të moshuarën dhe u "arratis" nga

Është vënë në pranga drejtuesi i mjetit që përplasi për vdekje të moshuarën dhe më pas u largua nga vendngjarja në aksin Peqin-Rrogozhinë.

Viktimë nga aksidenti i djeshëm mbeti shtetasja me iniciale M.K., 82 vjeçe.

Gjendet dhe sekuestrohet automjeti me të cilin 58-vjeçari përplasi të moshuarën.


Si rezultat i kontrolleve të kryera me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorit të aksidentit rrugor të ndodhur mbrëmë, në aksin “Peqin – Rrogozhinë”, ku si pasojë e përplasjes me automjet, humbi jetën shtetasja M. K., 82 vjeçe, specialistët e qarkullimit rrugor, pak orë pas aksidentit dhe largimit nga vendngjarja, lokalizuan drejtuesin e automjetit që përplasi 82-vjeçaren, shtetasin D. G., 58 vjeç, banues në Kavajë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, 58-vjeçari u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset:
-L. G. dhe E. G., banuese në Tiranë, pasi dyshohet se nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të paraqitur dokumentet e identifikimit, gjatë një ndeshjeje futbolli për vajza;
-Q. B., banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

•Rreth orës 00:55, është djegur pjesërisht, automjeti i shtetasit K. T., që ishte parkuar në lagjen nr. 6. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të përcaktuar dhe dokumentuar shkakun e djegies.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion