Aksidenti tragjik në Shkodër, pas 16-vjeçarit, humb jetën edhe 14-vjeçari
Lajmifundit
/
15 Prill 2025, 11:28
Aktualitet
Ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të marte edhe i mituri tjetër, i cili u aksidentua mbrëmjen e së hënës në fshatin Stom Golem, të Shkodrës.
Lajmi konfirmohet nga gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata.
Së bashku me shokun e tij, 16-vjeçar, ata udhëtonin me motor dhe pasi humbën kontrollin e mjetit janë përplasur me një mur.
Për pasojw ndërroi jetë në vendngjarke 16-vjeçari, ndërsa 14-vjeçari ishte në gjendje të rënde në spital, por nuk ia doli dot të mbijetonte.
Dy të miturit po ktheheshin nga stërvitja pasi ishin pjesë e një akademie futbolli në Shkodër.