Aksident në Memaliaj, 45-vjeçari bie nga skela 13 metra e lartë, në gjendje të rëndë për jetën

Aktualitet

Aksident në Memaliaj, 45-vjeçari bie nga skela 13 metra e

Një aksident i rëndë në vendin e punës është shënuar paraditen e sotme në Teqenë e Koshtanit, në Bashkinë Memaliaj.

Sipas informacioneve paraprake, Edison Pata, 45 vjeç, dyshohet se ka humbur ekuilibrin teksa po punonte në objekt dhe ka rënë nga një skelë nga  një lartësi prej rreth 13 metrash.

Si pasojë e rënies, ai ka pësuar dëmtime të rënda në gjymtyrë dhe në organet vitale. Menjëherë pas ngjarjes, 45-vjeçari është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, ku po merr ndihmë të specializuar mjekësore.

Burime paraprake bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore paraqitet kritike dhe ai ndodhet në rrezik për jetën.

Ndërkohë, autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

ME TE LEXUARAT