Aksidenti në Fushë Prezë, zbardhet dëshmia e shoferit të betonieres në gjykatë: Tentova të hap dyert e makinës së djegur, por…

Aktualitet

Aksidenti në Fushë Prezë, zbardhet dëshmia e shoferit

Aleksandër Krrashi, shoferi i betonieres që u përplas nga pas nga katër të rinj në Fushë Prezë, duke shkaktuar vdekjen e tyre, është paraqitur sot përpara gjykatës. Ai është lënë në burg pa afat, ndërsa ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen tragjike.

Në dëshminë e tij, Krrashi u shpreh: “Iu shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave. Kur makina më goditi nga pas, dola menjëherë dhe tentova të hap dyert. Makina shpërtheu në flakë dhe ishte e pamundur ta ndihmoja më tej. Mora kontakt me kompaninë dhe kërkova që të sillnin një betoniere me ujë për të shuar flakët. E njoftova dhe familjen time dhe më pas shkova në shtëpi. Pas ndërrimit të rrobave, bashkë me katër familjarë të mi, shkova në Komisariatin e Kamzës ku dhe u dorëzova”, ka thënë ai përpara gjykatësve.


Aleksandër Krrashi do të mbetet në burg ndërkohë që hetimet për aksidentin e rëndë vazhdojnë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion