"Mezi e ngjalla Lulin", Rama promovon Bashën në njësinë 8: PD s’ka qenë më e organizuar se në 2021

Politikë

"Mezi e ngjalla Lulin", Rama promovon Bashën në

Nga njësia nr.8, kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish daljet virtuale të ish kundërshtarit të tij katër vite më parë, Lulzim Basha.

Teksa komunikonte me anëtarët e shtabit elektoral të PS-së, ai thotë se së fundmi e ka ngjallur Bashën, teksa nuk i kursen ironitë për të.

Kodheli: Këneta me Lulin mund të ndahen gjysëm për gjysëm në njësinë 8.

Rama: Me Lulin?

Kodheli: Po, Luli ka qenë banor këtu.

Rama: Mezi e ngjalla, por e ngjalla Lulin. Tani Luli ka potencial. Ka kandidat këtu? Ka futur njeri ky apo është vetë gjithandej?

Igli Hasani: Po, Pëllumb Seferi.

Rama: Ben Seferi është djalë i mirë. Ka pasur një rol ky atëherë ku flinin gjumë. Është i njëjti fis me Ben Seferin ky?

Anëtari i shtabit: Jo, është Sefer tjetër. Janë katër palë Seferë në Tiranë.

Rama: Po këta Seferët e Lulit të mirë janë? Nuk kanë për ta përsëritur kurrë ata, sa të jem unë këtu jo njëherë, rezultatin e 2021. Ajo ka qenë PD-ja më e organizuar në territor. S’ka qenë përpara, s’ka qenë mbrapa dhe nuk do jetë. Janë kaotikë. Me këta euroatlantikët kam frikë se…ku e ka gjet këtë emrin euroatlantik. Nejse të bëjnë ccfarë të duan.

 

 

ME TE LEXUARAT