Kafe dhe drogë në lokal/ Arrestohet kamarierja në Fier, në kërkim pronari i lokalit, sekuestrohen 13 mijë euro

Aktualitet

Kafe dhe drogë në lokal/ Arrestohet kamarierja në Fier, në

Në Fier është vënë në pranga një 42-vjeçare, e cila shërbente si kamariere dhe shiste drogë në lokal.

Policia thotë se ka shpallur në kërkim pronarin e lokalit, ndërsa ka proceduar një 30-vjeçar, kushëriri i pronarit të lokalit.

Në kuadër të operacionit "Drugs", u arrestua shtetasja Marinela Kita dhe u shpall në kërkim shtetasi Sokol Osmeni.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Atij iu gjetën 13. 000 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Njoftimi:

DVP Fier

Kishte përshtatur lokalin për veprimtarinë kriminale në fushën e narkotikëve, shpallet në kërkim pronari i lokalit.

Në kuadër të operacionit të koduar "Drugs", është vënë në pranga një 42-vjeçare, që shiste drogën në lokal.

Procedohet edhe një 30 vjeçar, kushëriri i pronarit të lokalit pasi gjatë kontrollit ju gjetën 13. 000 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, në kuadër të kontrolleve të ushtruara në ambiente të ndryshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Drugs”, kanë vënë në pranga shtetasen M. K., 42 vjeçe, banuese në Fier.

E punësuar si kameriere dhe banakiere në një lokal në lagjen "1 Maji", Fier, kjo shtetase u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë dhe nga kontrolli fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi e lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa. 42 vjeçarja u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga kontrolli i lokalit u gjetën mbetje të lëndës narkotike cannabis sativa që dyshohet se ishte konsumuar nga klientë të ndryshëm të lokalit.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, pronari i lokalit, shtetasi S. O., 43 vjeç, banues në Fier.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Pastri i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, shtetasi M. O., 30 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli i automjetit të parkuar në lokal, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi parash prej 13. 000 euro të cilat dyshohet ti ketë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, 13. 000 euro, 1 automjet, 1 grirëse dhe 3 celularë.

Vijon puna për kapjen e pronarit të lokalit dhe dokumentimi i plotë ligjor i kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT