Aksidenti bllokon rrugën Lezhë-Shkodër, një i vdekur, një i plagosur

Nje aksident i rende ka ndodhur ne rrugen Shkoder-Lezhe me pasoje vdekjen e nje personi dhe plagosjen e nje tjetri.
Policia tha se ngjarja ka ndodhur pas perplasjes mes dy automjeteve.
Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Dajçit ", automjeti me drejtues shtetasin Zyhdi Meti,është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V.T., ku si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi Zyhdi Meti, dhe ka marrë dëmtime e dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi Vilson Tola.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.



