Aksident tragjik në Itali, motori përplaset me murin, ndërron jetë 17-vjeçari

Aktualitet

Aksident tragjik në Itali, motori përplaset me murin, ndërron

Një aksident i rëndë është shënuar në Itali, ku një 17-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor.

I mituri ndërroi jetë pasi u përplas me një mur në Bienno, të Valcamonica, teksa drejtonte motoçikletën.

Alen Karaboja, me origjinë shqiptare, por i lindur në Valcamonica, banues në qytet, vdiq pasi përplasi motoçikletën.

Me të, në të njëjtën motoçikletë si pasagjer, ishte edhe një shok një vit më i vogël, me origjinë marokene, i plagosur dhe i transportuar me kodin e verdhë në spitalin e Bergamos.

Sipas hetimeve të kryera nga policia rrugore, djali, i cili ishte në një festë ditëlindjeje me miqtë e tij, ka humbur kontrollin.

Ai u transportua me urgjencë me ambulancë ajrore në spitalin Civil në Brescia, ku zemra i ndaloi pak më pas. 17-vjeçari kishte mbërritur në urgjencë në gjendje shumë të rëndë.

Ai mbante një helmetë në momentin e aksidentit, por mendohet të kishte goditur kokën fort.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion