Aksident në Sukth, makina përplaset me motorin, përfundon në spital

Aktualitet

Aksident në Sukth, makina përplaset me motorin, përfundon në

Një i ri është aksidentuar rëndë mbrëmjen e sotme në Sukth të Durrësit.

Sipas policisë vendore, aksidenti ndodhi rreth orës 20:25, në fshatin Kullë të Sukthit.

Automjeti i drejtuar nga një 48-vjeçar është përplasur me një motor që drejtohej nga një 21-vjeçar, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit i identifikuar si shtetasi B. H, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të  aksidentit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion