Aksident tek QTU, makina përplasen, njëra shpërthen në flakë

Aktualitet

Aksident tek QTU, makina përplasen, njëra shpërthen në

Një automjet është goditur nga pas nga një tjetër mjet dhe s pasojë e përplasjes së fortë, makina që shkaktoi aksidentin është përfshirë nga flakët, duke u djegur plotësisht.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy autoambulanca dhe një mjet zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe dhënien e ndihmës së parë.

Ende nuk dihet numri i personave që ndodheshin në automjete dhe as gjendja e tyre shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Si pasojë e ngjarjes, është krijuar një radhë e gjatë automjetesh, që sipas raportimeve arrin deri në 4 kilometra.

 

ME TE LEXUARAT