Aksident në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

Aktualitet

Aksident  në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy

Një aksident i rëndë rrugor është këtë mbrëmje në aksin rrugor Qaf Murriz-Shakalla e Tujanit në vendin e quajtur Zall-Bastar.

Si pasojë e përplasjes së dy makinave janë plagosur 4 persona. Njëra nga makinat është kthyer përmbys.

Kanë qenë drejtuesit e mjeteve të cilët kanë pikas aksidentin dhe kanë njoftuar policinë dhe ambulancën të cilët kanë shkuar në vendngjarje, ku dhe kanë bërë të mundur dërgimin e të plagosurve drejt spitalit të Traumës.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit, paraprakisht mendohet lagështira në rrugë si dhe shpejtësia  e madhe.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion