Aksident në Sarandë, makina përplas 4-vjeçarin që kishte ardhur për pushime me familjen nga Gjermania

Aktualitet

Aksident në Sarandë, makina përplas 4-vjeçarin që

Aksident në Sarandë. Një 4-vjeçar është përplasur nga një makinë. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 1, Sarandë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. S., 69 vjeç, banues në Sarandë, dyshohet se duke drejtuar automjetin e tij tip “Jeep” ka goditur një fëmijë të mitur 4 vjeç, banues në Gjermani.

4-vjeçari është shoqëruar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion