Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, makina bie në kanal, plagoset shoferi

Aktualitet

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, makina bie në

Një Foristradë ka dalë nga rruga, në aksin rrugor të quajtur "rruga e lumit të Vlorës".

Mjeti dyshohet se ka qënë duke qarkulluar me shpejtësi tej normave të lejuara në afërsi të fshatit Peshkëpi, në momentin që ka humbur kontrollin duke përfunduar në një kanal anësor.

Si rrjedhojë e daljes nga rruga ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit. Ai është transportuar më pas në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit

ME TE LEXUARAT