Aksident në Rrugën e Arbrit/ Makina përplaset me murin mbrojtës, plagoset 45-vjeçarja

Aktualitet

Aksident në Rrugën e Arbrit/ Makina përplaset me murin

Një aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të natës, në zonën e Melanit. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është përplasur me murin mbrojtës anës rrugës.

Mësohet se në automjet udhëtonin babë e bijë. Gruaja, me iniciale S.D., 45 vjeçe, ka pësuar dëmtime në kokë dhe është transportuar drejt spitali në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Sakaq, babai i saj ka marrë mjekim në spitalin e Peshkopisë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion