Aksident në Greqi, makina përplas dy gra në stacionin e autobusit, humb jetën shqiptarja

Aktualitet

Aksident në Greqi, makina përplas dy gra në stacionin e

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00, në Patrida Veria.

Mediet greke bëjnë me dije se një makinë e drejtuar nga një 64-vjeçar ka përplasur dy gra në një stacion autobusi.

Si pasojë një 68-vjeçare greke dhe një 21-vjeçare me origjinë shqiptare kanë humbur jetën.

Aksident në Greqi, makina përplas dy gra në stacionin e

21-vjeçarja fillimisht u dërgua e plagosur në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë.

“Makina e hodhi vajzën më shumë se dhjetë metra larg”, tha për protothema.gr presidenti i komunitetit Patrida Veria, Janis Sidiropoulos.

Aksident në Greqi, makina përplas dy gra në stacionin e

Shoferi 64-vjeçar, i cili dyshohet se  nuk ishte mirë dhe për shkak të kësaj ka humbur kontrollin e makinës, si pasojë ka shkuar në drejtim të kundërt dhe ka shkaktuar aksidentin, është arrestuar, ndërsa ndaj tij është ngritur një çështje për vrasje nga pakujdesia dhe do të dërgohet në Prokurorinë e Rrethit Veria.

Aksident në Greqi, makina përplas dy gra në stacionin e

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion