Aksident në Berat, makina merr përpara të moshuarin

Aktualitet

Aksident në Berat, makina merr përpara të moshuarin

Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Lapardha të Beratit, ku një mjet ka përplasur një të moshuar.

I plagosur ka mbetur 85-vjeçari, Ramadan Boni, i cili është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale A.A., është shoqëruar në polici.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit, për të konfirmuar shkaqet dhe dinamikën e tij.

 

ME TE LEXUARAT