Aksident në aksin Burrel-Klos, furgoni përplas një 4-vjeçar!

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në në aksin Burrel-Klos, ku një mjet i llojit furgon ka përplasur një fëmijë 4 vjeç.
Sipas informacioneve të para, i mituri ka qenë dukë kaluar rrugën në momentin kur është përplasur.
4-vjeçari mësohet se është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Klos/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Klos-Burrel, shtetasi L.D., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin tip furgon, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke aksidentuar një shtetas të mitur, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.


