Aksident me pasojë vdekjen në Sarandë, identifikohet viktima dhe shoferi 45-vjeçar

Aktualitet

Aksident me pasojë vdekjen në Sarandë, identifikohet viktima dhe

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në Sarandë, ku për pasojë ka humbur jetën një 35-vjeçar. Mësohet se viktimë ka mbetur i riu Marsel Kasi, nga Gjirokastra i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me automjetin e shtetasit Taulant Bita.


Pas ngjarjes, shoferi 45-vjeçar është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policis ë:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:30, në rrugën “Skënderbeu”, Gjashtë, shtetasi M. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin T. B., 45 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi M. K.


Drejtuesi i automjetit tip “Ford” shtetasi T. B., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion