Aksident me pasojë vdekjen në Prrenjas

Aktualitet

Aksident me pasojë vdekjen në Prrenjas

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Përrenjas, ku një burrë rreth 50-vjeç ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet që po lëvizte me shpejtësi të lartë.

Viktima, që dyshohet të jetë banor i zonës, po kalonte rrugën kur makina e mori përpara, duke e hedhur në ajër dhe përplasur mbi një tjetër automjet.

Aksident me pasojë vdekjen në Prrenjas

Fatkeqësisht, ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Dëshmitarët në vendngjarje për JOQ tregojnë tmerrin që panë: “Para një ore e gjysmë ka ndodhur një aksident në Përrenjas, dhe ka humbur jetën një burrë rreth moshës 50 vjeç. Unë isha aty dhe e pashë kur e përplasi makina.

Ai ndërroi jetë në vend se e hodhi në ajër makina dhe ra sipër një makine tjetër. Ai po kalonte rrugën dhe makina me shpejtësi e mori përpara. Ishte i zonës aty,” shkruan një qytetare.

Ndërkohë nuk ka ende asnjë reagim të policisë në lidhje me ngjarjen në fjalë.

ME TE LEXUARAT