Aksident në Dhërmi! Përplasen dy makina, plagosen 4, persona me urgjencë në spital

Aktualitet

Aksident në Dhërmi! Përplasen dy makina, plagosen 4, persona me

Një aksident rrugor është regjistruar në Dhërmi, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt Spitali Rajonal i Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT