Aksident i rëndë në Fier/ Makina del nga rruga, plagoset shoferi

Aktualitet

Aksident i rëndë në Fier/ Makina del nga rruga, plagoset shoferi

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në aksin rrugor “Fier-Roskovec”.

Autoritetet policore raportojnë se shtetasi O. F., duke drejtuar automjetn tip “Golf” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10, në vendin e quajtur “Kthesa e Marinzës”.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur shoferi i automjetit, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 

ME TE LEXUARAT