“Kam përjetuar tmerr”, ish-burri i dhunoi babain, gruaja rrëfen historinë e dhimbshme

Aktualitet

“Kam përjetuar tmerr”, ish-burri i dhunoi babain, gruaja

''Kam përjetuar gjëra të tmerrshme. Kam nevojë për psikolog”, kjo ka qenë thirrja e dēshpëruar e 34 – vjeçares Merita Grëmaj nga fshati Suk i Roskovecit. Dhuna sistematike e 52- vjeçarit Bledar Bakaj, ēshtē kthyer në makthin më të madh për të renë fatkeqe.

Nga spitali i Fierit , babai i saj , 67- vjeçari , Enver Grëmaj rrëfen ngjarjen e rëndē tē ndodhur një natë me parë në banesën e tij teksa 52 vjeçari ështē hedhur nga porta dhe e ka qëlluar me drapër  në këmbë pasi i moshuari është përpjekur të mbrojë vajzën qe ai tentoi ta rrëmbente.

Enver Grëmi ka tronditur me dëshminë e tij teksa ka treguar se e kishte njohur Bledar Bakajn përmes motrës së tij e cila banon në të njëjtin fshat dhe i kish premtuar se do ta ndihmonte për një vend pune duke qëne se është dhe daja i deputetes Zegjine Caushi.

Pas takimit në Roskovec, 52- vjeçari premtoi se do ta ndihmonte jo vetëm për punësimin e vajzës, por dhe në spital pasi ajo vuan nga anemia dhe alergjia.Në 26 Maj , babë e bije shkuan për vizitë në spitalin e Fierit por ai duke dalë nga dera e pasme e kishte marrë vajzën për në Tiranë , por kish përfunduar e përdhunuar gjatë rruges.

Për 45 ditë thotë Enveri vajza është mbajtur me forcë në banesën e 52 – vjeçarit por nuk kontaktova me te pasi mund të kishte ikur dhe me dëshirë. Por kur është kthyer në banesë u ka treguar prindërve se ështe përdhunuar dhe mbajtur me forcë nga 52- vjeçari. Kërkuam urdhër mbrojtje , por kërcënimet kanë qënë te vazhdueshme thote babai i vajzes.

Policia e Fierit ndërkohë e ka arrestuar 52- vjeçarin menjëherë pas ngjarjes së mbrëmshme afër banesës së tij ne fshatin Mbërs. Ndërsa tre familjaret e shokuar vijojnë të ndodhen në spitalin e Fierit në pritje të drejtësisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion