Ajola Xoxa kërkoi heqjen e sekuestros për llogaritë bankare, Apeli i GJKKO-së merr vendimin

Aktualitet

Ajola Xoxa kërkoi heqjen e sekuestros për llogaritë bankare,

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar ankimimin e Ajola Xoxës, bashkëshorten e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, e cila kërkoi heqjen e masës së sekuestros për llogaritë e saj bankare.

Apelii GJKKO-së mori vendimin për të lënë në fuqi masën e sekuestros të vendosur nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK, në kuadër të hetimeve ndaj çiftit Veliaj.

Ndërkohë Ajola Xoxa mund të bëjë rekurs kundër këtij vendimi në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve.

Vendimi i gjykatës

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 13.03.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 11, datë 27.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X., Shoqëria Tregtare “***” sh.p.k., Shoqëria “***” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 98 Akti, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive, mbi llogaritë bankare”, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 98 Akti, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion