3 të rinjtë vdiqën në aksidentin FATAL në Gjirokastër/ Aktori i “Portokallisë” bën postimin prekës: Pse m'i more o Zot

Aktualitet

3 të rinjtë vdiqën në aksidentin FATAL në

Një aksidentin i rëndë me tre të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Bypass, ku dy mjete, një tip “Volkswagen” dhe një “Mercedes” u përplasën kokë më kokë. Te mjeti i parë udhëtonin Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Anxhelo Ruçi 28 vjeç, të cilët kanë humbur jetën të dy.

Nga ana tjetër, në mjetin “Mercedes” udhëtonin Martin Dulaj 26 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe Arsida Demiri 20 vjeç, e cila është transportuar në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar aktori i njohur i “Portokallisë”, Deivis Myslymi. Ai ka publikuar në “Instagram” një fotografi me dy nga viktimat e aksidentit të rëndë.

3 të rinjtë vdiqën në aksidentin FATAL në

“Çfarë të shkruar?! Çfarë të them për ju?!

Pse m’i more, o Zot?!

Një “pse” që nuk merr përgjigje…

Ti e di, o Zot, pse.

Të lutem, m’i ruaj atje lart.

Nuk do t’ju harroj KURRË o vëllezër”, janë fjalët prekëse që Myslymi ka shkruar bashkëngjitur me foton e publikuar në rrjetet sociale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion