Hetim Berishës e Bashës për '21 janarin', Altin Dumani: Do zbatojmë vendimin e Gjykatës së Lartë

Kreu i SPAK, Altin Dumani po zhvillon një takim me gazetarët dhe është pyetur për çështjet më të rëndësishme që po heton prokuroria.
Dumani ka deklaruar se do të zbatojnë vendimin e Gjykatës së Lartë në lidhje me 21 janarin dhe do të ndiqet procedura normale.
Më tej kreu i SPAK kë nënvizuar se do të ketë nevojë për koordinim me prokurorinë e Tiranës.
I pyetur në lidhje me hetimet për aferën e privatizimit të ish-klubit ‘Partizani’, Dumani tha se janë bërë hetime pasurore për Sali Berishën.
‘Janë bërë hetimet parësore për Berishën.’- mësohet të ketë thënë Dumani.
Gjykata e Larte ne vendimin e saj ka kerkuar hetim per rolin e Sali Berishes dhe Lulzim Bashes ne ngjarjet e 21 janarit.
Dumani: Materialet depozitohen dhe patjetër lind nevoja për koordinim me prokurorinë e Tiranës.
Me zbardhjen e vendimit për 21 janarin, SPAK është i detyruar të regjistrojë menjëherë kallëzimin ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, ish ministrit të brendshëm Lulzim Basha, dhe ish komandantit të gardës Ndrea Prendi të akuzuar nga trashëgimtarët e katër të vrarëve në demonstratën e 21 janarit.
Së bashku me arsyet se përse SPAK nuk duhet të ishte mjaftuar me një shkresë të 24 shkurtit 2023, ku delegonte çështjen për hetime atje ku ajo nuk kishte pasur rezultat, ky vendim do të thotë se ndaj prokurorisë së posaçme ngarkohet detyra tjetër për ta tërhequr dosjen prej prokurorisë së Tiranës.


