U lirua nga burgu dhe u rikthye prap, 36 vjeçari autor i dy vjedhjeve në Lushnje, një lokali i vë zjarrin pasi e grabit

Aktualitet

U lirua nga burgu dhe u rikthye prap, 36 vjeçari autor i dy vjedhjeve

Një 36 vjeçar është rikthyer sërish në burg, pak javë pasi u lirua nga amnistia.

I riu i identifikuar si Mariglen Gashi banues në Lushnjë është arrestuar si i dyshuar për kryerjen e dy vjedhjeve, më datat 16 dhe 17 korrik 2026, në fshatin Plug, Lushnjë.

Gjatë vjedhjes së dytë, të kryer në një lokal, ky shtetas dyshohet se ka marrë një shumë parash dhe një laptop, si dhe më pas i ka vënë zjarrin objektit.

Nga verifikimet rezulton se, para kryerjes së këtyre veprave penale, ky shtetas ishte liruar nga burgu nëpërmjet amnistisë.

ME TE LEXUARAT