Atentat mafioz, vritet 41-vjeçari në Selanik! Mes autorëve edhe një grua

Aktualitet

Atentat mafioz, vritet 41-vjeçari në Selanik! Mes autorëve edhe

Një 41-vjeçar u qëllua për vdekje në mes të rrugës në Stavroupoli të Selanikut mesditën e së shtunës.

41-vjeçari u qëllua nga një automjet që kalonte në rrugën Vassili Tsitsani në Stavroupoli. Autorët e atentatit, dy burra dhe një grua, udhëtonin në një mjet tip Renault, pa targa.

Më pas, njëri prej personave qëlloi të paktën tre herë mbi 41-vjeçarin, i cili ishte në motoçikletë dhe sapo kishte hequr kaskën.

Më pas viktima ka zbritur nga motomjeti, ka ecur disa metra dhe është rrëzuar i vdekur në rrugë.

Viktima kishte pasur më herët probleme me drejtësinë dhe po hetohet për identifikimin e autorëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion