Detaje nga vrasja e deputetit anglez, autori kishte lënë takim me të
Lajmifundit
/
17 Tetor 2021, 17:02
Bota

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e deputetit anglez, David Ames, 3 ditë më parë. Mediat vendase shkruajnë se autori i dyshuar për vrasjen e 69-vjeçarit, kishte caktuar një takim për tu takuar me të.
Vrasja e tij ka alarmuar vendin, ndërsa ka nxitur rishikimin e masave të sigurisë ndaj politikanëve. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur të premten në zonën e Lee on Sea. 69-vjeçari ndërroi jetë pasi u godit me thikë gjatë një takimi elektoral që po mbante me qytetarët në Essex.


