Drogë dhe dhunë në familje, dy në pranga në Tiranë

Aktualitet

Drogë dhe dhunë në familje, dy në pranga në Tiranë

“Blutë” e Tiranës kanë vënë në pranga një 32-vjeçar dhe një 50-vjeçar, për posedim lëndësh narkotike si dhe dhunë në familje. Mësohet se të riut, L.D, policia gjatë kontrollit i gjeti kokainë. Ndërsa 50-vjeçari, J.SH u arrestua për dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Tiranë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin L. D., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin J. Sh., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës të tij.

ME TE LEXUARAT