Shpërthimi i fuqishëm “zgjon” Tiranën, hidhet në erë një zyrë noterie në ish-bllok

Aktualitet

Shpërthimi i fuqishëm “zgjon” Tiranën, hidhet në

Një shpërthim me tritol ka tronditur mëngjesin e kësaj të marte (30 janar) Tiranën. Mësohet se objektivi i hedhjes në erë ka qenë një zyrë noterie në zonën e ish-bllokut.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në një zyrë noterie. Burime nga policia bëjnë të ditur se lënda plasëse ishte vendosur në derën e zyrës së noterisë.

Për fat të mirë nuk raportohet për dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Nuk dihen ende rrethanat, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

"Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.", njofton policia. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion