EMRI + VIDEO / Tritol në banesën e mësuesit 60-vjeçar, reagon policia: U shkaktuan vetëm dëme materiale

Aktualitet

EMRI + VIDEO / Tritol në banesën e mësuesit 60-vjeçar,

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e një banese në lagjen “Qemal Stafa”, në Shkodër.

Policia sqaroi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30. Lënda plasëse është hedhur nga persona ende të paidentifikuar në oborrin e banesës së një 60-vjeçari, Metin Bushati, arsimtar.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, në oborrin e banesës së shtetasit M. B., rreth 60 vjeç, nga persona ende të paidentifikuar është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion