Gjendet tjetër sasi kokaine pranë vilës së Lulzim Cakës: Policia greke sekuestron edhe 26.8 kg lëndë narkotike(FOTO)

Kosovë&Rajon

Gjendet tjetër sasi kokaine pranë vilës së Lulzim

Policia greke ka zbuluar një tjetër sasi prej 26.8 kilogramësh kokainë gjatë kontrolleve të ushtruara nga strukturat e DEOS-it në një ndërtesë pranë vilës ku u arrestua Lulzim Caka.

Prona ku u gjet lënda narkotike rezulton në pronësi të të njëjtit person që ia kishte dhënë me qira banesën organizatës kriminale.

Lënda narkotike ishte e paketuar në pllaka me shenja të veçanta stampimi, të cilat përputhen me format e presave të sekuestruara gjatë aksionit të 9 shtatorit.

Përveç kokainës, autoritetet sekuestruan një thikë me gjatësi 21 centimetra dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Sipas hetimit, sasia e re ishte pjesë e të njëjtit linjë importi të paligjshëm nga Kolumbia, ku lënda narkotike me përqindje të lartë pastërtie transportohej e fshehur brenda buqetave të luleve artificiale.

Droga ishte fshehur në mënyrë të mirëorganizuar në një strukturë nëntokësore dhe brenda një depozite uji në një ndërtesë në ndërtim e sipër. Hetimet e policisë greke vijojnë për zbardhjen e plotë të rrjetit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion