Aksidentohet autobusi në Milano, përplaset me makinën, plagosen shtatë persona
Lajmifundit
/
3 October 2026, 22:37
Aktualitet

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Milano, ku një autobus i transportit publik ATM, i linjës 79, është përplasur me një automjet.
Përplasja ka ndodhur disa minuta para orës 19:00, pranë kryqëzimit të Via della Chiesa Rossa me Via Gratosoglio.
Sipas raportimeve të mediave italiane, autobusi për arsye që ende nuk janë bërë të qarta, u përplas me makinën.
Si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë mbetur të lënduar lehtë.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipet e emergjencës, ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e përplasjes./tch