Aksident zinxhir në aksin Prishtinë-Gjilan/ Përplasen disa automjete, raportohet për të plagosur

Kosovë&Rajon

Aksident zinxhir në aksin Prishtinë-Gjilan/ Përplasen disa

KOSOVË- Një aksident zinxhir është regjistruar në aksin Prishtinë-Gjilan.

Sipas pamjeve të publikuara në mediat në Kosovë, në aksident janë përfshirë disa automjete, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Raportohet gjithashtu për disa persona të lënduar. Në pamjet nga vendngjarja shihet edhe një automjet që ka përfunduar jashtë rrugës.

Deri më tani nuk ka informacion të plotë mbi rrethanat e aksidentit.

Lajm në përditsim 

ME TE LEXUARAT