Aks*dent pranë Vorës, makinat pë*plasen me njëra-tjetrën (VIDEO)
Lajmifundit
/
27 October 2026, 20:09
Aktualitet

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në afërsi të Vorës, ku dyshohet se janë përfshirë dy automjete.
Siç shihet edhe në pamjet e mbërritura në redaksi, një prej makinave ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme, ndërsa në rrugë dallohen pjesë të automjetit të shpërndara pas përplasjes.
Deri më tani nuk ka informacion të konfirmuar për shkaqet e aksidentit apo për persona të lënduar.
Pritet që autoritetet të sqarojnë rrethanat e ngjarjes.


