Tabela e reklamave në Rinas përfshihet nga flakët

Aktualitet

Tabela e reklamave në Rinas përfshihet nga flakët
Nje tabele reklamash ne aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” është përfshirë nga flakët rreth orës 06:40 të mëngjesit diten e sotme.

Tabela e reklamave në Rinas përfshihet nga flakët

Autoritetet dhe shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të verifikuar situatën dhe për të përcaktuar përmasat e incidentit.

Ka qene vete aeroporti qe ka theksuar se shkak i ngjarjes ka qene nje shkendije elektrike. Nderkohe incidenti nuk ka shkaktuar asnje vonese apo problematike ne punen e perditshme te aeroportit dhe ne skedulin e fluturimeve.

Sipas njoftimit te dhene nga vete aeroporti i Tiranes, sherbimet e emergjences kane nderhyre ne kohe dhe siguria apo normaliteti i operimit nuk eshte cenuar ne asnje moment.

Si pasoje e incidentit, te gjithe personat e pranishem jane evakuuar nga zona e prekur ndersa jane shtuar sportele shtese me qellim shmangien e vonesave apo anomalive te mundshme. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion