Burg për mësuesin 60-vjeçar nga Lushnja, ngacmoi s'eksualisht nxënësen e mitur

Aktualitet

Burg për mësuesin 60-vjeçar nga Lushnja, ngacmoi
Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për mësuesin 60-vjeçar Madrid Sula, i arrestuar pak ditë më parë nga Policia e Lushnjës, nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht përmes mesazheve një nxënëse 13-vjeçare.

Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të mësuesit.

Madrid Sula. dyshohet për veprat penale “Ngacmim seksual”, “Shpërdorim detyre” dhe “Pornografia”, të parashikuara nga Kodi Penal.
 
Pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë dhe provave të paraqitura në seancë, gjyqtari Noel Veizi vendosi masën “Arrest në burg” për 60-vjeçarin.

Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm brenda 5 ditëve nga komunikimi i vendimit të arsyetuar.

 

 

ME TE LEXUARAT