Abuzimi me të miturit në internet, zbardhet skema se si ped'ofilët pikëzonin fëmijët në lojëra erotike

Bota

Abuzimi me të miturit në internet, zbardhet skema se si
Një rast i rëndë abuzimi me të mitur online është zbuluar në Itali, teksa disa persona janë arrestuar.  

Sipas mediave italiane, pedofilët kishin krijuar një rrjet lojërash virtuale ku joshnin fëmijë përmes bisedave. Këta fëmijë detyroheshin të merrnin pjesë në lojëra erotike që u paraqiteshin si sfida, e ndërkohë sjelljet e tyre filmoheshin dhe më pas shiteshin në treg të zi.  

Hetimi filloi me një ankesë nga nëna e një vajze 14-vjeçare, e cila ishte joshur të merrte pjesë në një lojë online në një platformë të njohur, ku shkëmbeheshin edhe mesazhe. Loja përbëhej nga një sërë sfidash me përmbajtje seksuale eksplicite, ku një i rritur i jepte pikë sjelljes erotike të pjesëmarrësve.  

Pas denoncimit, hetuesit nisën verifikimet, duke zbuluar fillimisht 7 persona që ishin organizatorët kryesorë. Ata shisnin përmbajtjet erotike duke pranuar miliona para në llogari bankare ose me kriptovaluta.  

Katër organizatorët e bisedës u identifikuan nga Qendra e Operacioneve të Sigurisë Kibernetike në Lazio. Policia më pas e përqendroi vëmendjen e saj në një kanal specifik me pagesë, ku 30 individë të tjerë u identifikuan si të përfshirë në shpërndarjen e pornografisë së fëmijëve. Kërkimet u kryen më pas në të gjithë vendin, me përfshirjen e COSC-ve të Lombardisë, Venetos, Piemontes, Umbrias, Kampanjës, Sardenjës, Pulias dhe Kalabrisë.  

Teksa hetimet vijuan, u proceduan edhe 23 persona, për të cilët hetimi vijon në liri. Policia gjeti qindra video ku shfaqeshin pamje të abuzimeve të dhunshme të të miturve, duke përfshirë dhe fëmijë shumë të vegjël.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion